Lajme

Presidenti ukrainas tregon se sa ushtarë rusë i kanë vrarë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 02 March 2022

Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë të sulmeve ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë këtë mëngjes se beson se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës.

Megjithatë, Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë.

Në vijim të njoftimit, presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit, shkruan Skynews.

-Advertisement-

Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën./abcnews.al/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera