Presidenti u garanton të gjitha komuniteteve mundësi të barabarta
Autori: Gazeta inFokus
08:49 | 27 July 2017
Me këtë rast presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë me mbështetjen për këtë pjesë të shoqërisë kosovare, duke garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete ka thënë se vazhdimisht kanë marrë mbështetjen e presidentit, por jo edhe të disa ministrive me të cilat nuk kanë pasur bashkëpunim.
Ndërkaq njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova avancon për mënyrën e trajtimit të komuniteteve joshqiptare.
Presidenti Thaçi në takim tha se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se nuk do të lejojë që të ketë dallime në baza kombëtare apo fetare.
“Ju siguroj që e keni mbështetjen e Zyrës së Presidentit. Jam i njoftuar për shqetësimet tuaja sikurse që ishte ai i përkthimit të librave shkollorë në gjuhën serbe. Si president takoj të gjithë liderët e komuniteteve, bisedojmë për zgjidhjet dhe proceset në të cilat kalojnë të gjitha komunitetet në Kosovë. Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve pavarësisht gjinisë, fesë apo orientimit seksual. Garantojmë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë do të ndihen të barabartë. Vetëm një Kosovë e re multietnike mund të ketë të ardhmen e saj”, ka thënë Thaçi, shkruan tutje “Zëri“.
Ai ka shtuar se komunitetet janë dhe do të kenë vlerë të jashtëzakonshme për vendin tonë.
“Jemi shtet që ka ndërmarrë politika afirmative dhe garanton të drejta e mundësi të barabarta. Dëshirojmë një Kosovë ku të gjithë do të ndihen të barabartë. Vetëm një Kosovë e re do të mundë të jetë garanci për të ardhshmen e saj. Komunitetet janë dhe do të mbeten vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.

T� tjera
-
KOSTT-i deklarohet për zja*rrin në transformatorin në Obiliq
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, ka ndarë detaje mbi zjarrin...
-
Arrestohet një i mitur, postoi ar*mën në rrjetet sociale
Një i mitur është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje,...
-
Zhduket një 15-vjeçare në Drenas
Një vajzë 15-vjeçare është raportuar e zhdukur në fshatin Poklek i Ri të Dren...
-
Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, rasti në hetim
Një person ka humbur jetën në orët e para të së mërkurës, pasi ishte dërguar ...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, përplasen një kamion me beton dhe një veturë – katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhafe...
-
Arrestohen dy shtetas serbë, hynë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet kufitare
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stublinë ...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë pranë “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, lëndohet një person (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Xhamisë së L...
-
Komisioni për Komunitete mblidhet sot, shqyrton pesë projektligje
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhe...
-
E sotmja sjell mot të vranët dhe reshje shiu
E enjtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe re...
-
SHBA-ja synon tarifa të reja doganore deri në 15 për qind, në shënjestër edhe Zvicra
Eksportuesit zviceranë mund të përballen me tarifa të reja doganore në tregun...
-
Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc
Sot në fshatin Negroc, vendlindja , Jakup Krasniqit, do të përurohet lapidari...
-
Policia nis fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”
Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijesuese “16 Ditët e Aktivizmit kund...






































