Presidenti Thaçi dekoron ish-kryeministrin francez Alain Juppé me medaljen “Urdhri i Lirisë”
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 14 March 2018
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e ka takuar edhe ish-kryeministrin francez Alain Juppé, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Alain Juppé në vitet 1993-1995 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Francës, në vitet 1995-1997 ishte Kryeministër i Francës dhe nga viti 2011 kishte shërbyer sërish si Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane.
“Ky urdhër u jepet në vitin jubilar të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Franca është ndër shtetet e para që paralajmëroi dhe njohu pavarësinë e Kosovës. Prandaj, Kosova është përjetë mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit mik francez”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ish-kryeministrin francez Alain Juppé, presidenti Thaçi e vlerësoi si një burrështetas me një karrierë të pasur në shërbimin publik, me ndikim jo vetëm për francezët, por edhe për popujt e tjerë në botë.
“Qëndrimet tuaja reflektojnë parimet tuaja, mes të cilave vend kryesor zë ai i lirisë. Për ju ky parim është pa alternativë dhe i panegociueshëm. Këtë e keni dëshmuar edhe kur keni marrë pozicion për ndaljen e gjenocidit në Ruanda për të shpëtuar jetë njerëzish. Rreshtim pro të drejtave të njeriut keni bërë edhe në kohën e paqartësive të mëdha rreth Kosovës, në fillim të viteve ’90, kur në cilësinë e Ministrit të Jashtëm kuptuat esencën e kërkesave të drejta për liri të qytetarëve tanë. Së bashku me ministrin gjerman Klaus Kinkel, ju ngritët çështjen e Kosovës në rang ndërkombëtar, që në fillim të luftës në Bosnjë. Madje, tash së voni ju nuk pranuat teorinë e krahasimit të Krimesë me rastin e Kosovës. Ju, si politikan i fjalës dhe njeri i aksionit, keni forcuar edhe më shumë konceptin e lirisë si një bosht i së djathtës evropiane. Kjo është e kuptueshme, sepse atdheu juaj, Franca, është promovuese e konceptit për liri dhe barazi universale”, u shpreh presidenti Thaçi për ish-kryeministrin Juppé, përcjell Telegrafi.
Kreu i shtetit ka thënë se rrugëtimi i ish-kryeministrit Juppé dhe ai i Francës, në tre dekadat e fundit, pikëtakohen aq shpesh sa nuk ka dimension që nuk është prekur me vendimmarrjen e tij, qoftë si deputet apo këshilltar kryeministri, ministër i deleguar i buxhetit, ministër i mjedisit, ministër i mbrojtjes, ministër i jashtëm, drejtues i republikanëve, kryeministër dhe kandidat presidencial.
Në anën tjetër, ish-kryeministri francez Alain Juppé, u shpreh i nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”, të ndarë nga presidenti Thaçi.
Ai theksoi se e mbështetë qeverinë aktuale të Francës dhe politikën e saj për forcimin e Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të bëhet me kujdes dhe të jetë i qëndrueshëm”, u shpreh ish-kryeministri francez Alain Juppé.
Presidenti Thaçi shtoi se aleancat japin zgjidhje, por janë edhe zgjedhje dhe në emër të popullit të Kosovës e ka falënderuar ish-kryeministrin francez Alain Juppé, që kishte zgjedhur t’i japë mbështetje Kosovës, në një rreshtim të qartë dhe parimor pro-lirisë.
Të tjera
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...
-
Pas patrullimit të ushtarëve amerikan në veri, KFOR-i del me një komunikatë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të K...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajru...
-
Rrạhu gruan, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta 32-vjeçarit në Ferizaj
Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dh...
-
Shtetas maqedonas lụftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
(Radio Evropa e Lirë) – Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heto...
-
Vdẹs një person në aksidentin në Grackë, një tjetër dërgohet në QKUK
Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në ...
-
The New York Times: Të konvertuarit në të krishterë në Kosovë duan ta ringjallin të kaluarën para-islamike
Të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë m...
-
Deri në tri orë pritjet në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare pë...
-
Shqiptari i Kosovës dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua
Në majin e vitit 2021, pak pas orës 19:00, Florent M.*, që tani është 26-...