Lajme

Presidenti rus e njeh si fakt shtetin e Kosovës (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 27 April 2022

Edhe shefin e OKB-së e priti në tavolinën e madhe.

Mysafiri portugez Antonio Guterres i foli Vladimir Putinit për nevojën e arritjes së paqes mes Ukrainës e Rusisë.

Por, shefi i kësaj të fundit pati më shumë interesim të flasë për Kosovën.

-Advertisement-

Putin i tha Guterresit se ishte organi i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ajo që e legalizoi pavarësinë e republikës së Ballkanit Perëndimor që Moska ende nuk e pranon.

“Më kujtohet shumë mirë vendimi i GJND-ës për Kosovën ku thotë nuk duhet të kërkohet leje apo pyeten autoritetet qendrore pra të për të deklaruar sovranitetin në këtë vend a territor kjo për të zbatuar të drejtën për vetëvendosje. Kjo saktë është shënuar në vendimin për Kosovën dhe ky vendim është pranuar nga të gjithë”, tha Putin.

Vendimi për të cilin foli Putin u mor më 22 korrik 2010 kur me 10 vota për dhe 4 kundër GJND-ja konkludoi se shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare e as Rezolutën 1244.

“Unë i kam lexuar të gjitha deklaratat e komentet e vendimit të ardhura nga trupat ligjore, politike e administrativ e të bëra mbi rastin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian. Nëse është kështu atëherë republikat e Donbasit pra republikat popullore te Donetsk e Luhansk ka të drejtën e njëjtë pra pa kërkuar lejen e autoriteteve qendrore në Kyiv të deklarojnë sovranitetin e tyre. Sepse rasti- precedenti tanimë ekziston. Ju po pajtoheni apo?”.

Njeriu i parë i Kombeve të Bashkuara ishte fjalëpak në këtë temë.

“Pikë së pari zotëri president, OKB-ja nuk e pranon Kosovën”.

Shefi i federatës ruse vazhdoi deklarimet pro Pavarësisë së Kosovës e në interes të tij në terren.

“Shumë shtete e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës ky është fakt. Këtë e kanë bërë plot shtete perëndimore. Ne kemi bërë njëjtë me republikat e Donbasit. Pas këtij pranimi ata na kanë kërkuar ndihmë ushtarake kundër vendit që po bënte operacione ushtarake kundër tyre. Ne ishim të thirrur ta bëjmë një gjë të tillë sipas artikullit 51.7 të OKB-së”.

Këto deklarime kanë bërë bujë të madhe në Beograd.

Diplomati Sreçko Gjukiq i tha agjencisë së lajmeve “Beta” se presidenti i Rusisë me deklaratat e tij de fakto e pranoi Pavarësinë e Kosovës.

E analisti Dushan Janjiq tha se Putin i ka krijuar vetes të drejtën që të merret me Kosovën derisa politikanët në Beograd, sipas janë vetë-bllokuar duke menduar në besnikërinë e Moskës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera