Sport

Presidenti i La Ligës mbyll stadiumin e Barcelonës?

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 18 November 2017

Barcelona duhet të ketë kujdes me sjelljen e tifozëve në Camp Nou. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka paralajmëruar Barcelonën se mund të dënohet nëse tifozët vazhdojnë me thirrje kundër Spanjës.

Tebas konfirmoi se gjestet e mbështetjes për pavarësinë e Katalonisë nuk mund të konsiderohet si të ndëshkueshme.

Por, ai theksoi se thirrjet kundër Spanjës mund të sjellin mbylljen e dyerve të stadiumit Camp Nou.

-Advertisement-

“Thirrjet për pavarësi, tani, nuk konsiderohen si fyerje ose nxitje e dhunës”, deklaroi Tebas për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Komisioni i Garës vendos se bëhet fjalë për shkelje të tjera, mund të dënohet stadiumi”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera