Presidenti kroat: Pres që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 March 2023
Kroacia mbështet fuqishëm afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe pret që ajo të njihet nga të gjithë anëtarët e BE-së.
Këto janë fjalët që sot ia ka thënë presidenti kroat Zoran Milanoviq, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, shkruajnë mediat kroate.
Milanoviq dhe Gërvalla-Schwartz, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, planin aktual për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Presidenti Milanoviq ia konfirmoi ministres Gërvalla-Schwartz se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen solide nga Kroacia kur është fjala për afirmimin ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.“Ne presim që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë më tej ai, sipas komunikatës për media.
Veç këtyre, Milanoviq thuhet se përshëndeti përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe perspektivë evropiane për të gjithë rajonin.
Mediat kroate kujtojnë faktin se pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE-së: Qiproja, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia. /Telegrafi
Të tjera
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...