Sport

Presidenti i FIFA-s për ndeshjen River – Boca: Futbolli nuk ndalet për 4000 idiotë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 04 December 2018

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do të kishte qenë më mirë sikur të ishte zhvilluar ndeshja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, pasi që mendon se futbolli nuk mund të ndalet për shkak të disa idiotëve.

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për të dielën në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate.

Ndeshja nuk u zhvillua as të dielën, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu.

-Advertisement-

Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.

Dy lojtarë të Bocas ishin dërguar në spital për të marrë trajtime, ndërsa disa të tjerë kishin vjellë në zhveshtore. Lojtarët thanë se nuk janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mendore për ta zhvilluar ndeshjen, e cila fillimisht ishte shtyrë për 2 orë.

“Po, gjithmonë është më mirë të zhvillohet ndeshja. Kishte rreth 60 mijë njerëz në stadium dhe njerëz nga e gjithë bota po e prisnin këtë ndeshje. Dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet për shkak të katër idiotëve që gjuajnë me gurë”, ka thënë Infantino.

“Katër, 40, 400 ose 4000, idiotë të të gjitha llojeve. Ata nuk mund ta ndalin futbollin. Ne tentuam që ndeshja të zhvillohet sipas mundësive. Mendoj se ishte qasja e duhur. Sapo e kuptuam që është e pamundur, sepse futbollistët nuk po ndiheshin mirë, atëherë e shtymë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera