Sport

Presidenti i Barcelonës në detyrë, sërish: “Nëse Messi do të ishte larguar do të kishte qenë më mirë për klubin”

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 05 December 2020

Presidenti i Barcelonës në detyrë, Carlels Tusquets, ka folur rreth deklaratës së tij të lëshuar ditë më parë për vendimin e Messit për të qëndruar në Barcelonë, shkruan Gazeta inFokus.

Tusquets ka sqaruar se nuk ka thënë se dëshiron largimin e argjentinasit, por klubi do të ishte më mirë financiarisht nëse ai do të largohej, për shkak të pagës së tij të lartë.

“Nuk kam thënë se do ta kisha shitur Messin, kam thënë se financiarisht, nëse ai do të ishte larguar, do të kishte qenë mirë për klubin”.

-Advertisement-

“Do të ishim më mirë sepse thamë se paga e tij është më e larta në botë. Sido që të jetë, unë jam askushi, vendimi është i tij dhe as bordi s’mund të marrë vendime të tilla”, është shprehur 69 vjeçari.

Kujtomë që kontrata e Messit në ‘Camp Nou’ do të skadoj në qershor të vitit të ardhshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera