Sport

Presidenti i Federatës Italiane ka frikë nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 09 October 2017

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carl Tavecchio e ka pranuar se anë frikë nga Kombëtarja shqiptare.

Tavecchio fillimisht ka falënderuar të gjithë për mikpritjen, por ka bërë edhe një shaka me Kupat e Botës.

“Ju falënderoj për pritjen që na keni bërë. Jemi shumë afër me njëri-tjetrin, por ne këtu kemi ardhur për të fituar. Edhe ju doni që të fitoni ndeshjen. Ju kemi pak frikë në fakt, por gjithsesi ju kemi sjellë krenarinë tonë, 4 Kupat e Botës”, ka thënë Tavcchio gjatë ceremonisë që po zhvillohet në teatrin “Migjeni”.

-Advertisement-

Ndërsa më pas e ka marrë fjalën kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili u ka uruar që Italia të humbas këtë ndeshje.

“Kam dy urime për të bërë. Së pari, uroj që sot Italia ta humbë ndeshjen. Së dyti, uroj që në vizitën e ardhshme në Shqipëri, të vini me 5 kupa Bote. Jam i bindur që do të kualifikoheni përmes fazës “play-off””, iu përgjigj Duka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera