Sport

Presidenti Fadil Vokrri priti kryetarin e komunës së Parteshit

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 24 April 2018

Sot në zyrën e tij presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri priti kryetarin e komunës së Parteshit z. Dragan Petkoviç. Duke i dëshiruar mirëseardhje presidenti Vokrri e njohu mysafirin nga Parteshi për zhvillimin e futbollit në Kosovë e në veçanti për angazhimin e tij dhe të FFK-së për përfshirjen e komuniteteve veçmas atij serb në futbollin e Kosovës, shkruan infokusi.

Deri me tani veç disa klubeve serbe, në futbollin e Kosovës kemi shumë futbollistë dhe një gjyqtarë të komunitetit serb. Unë besojë shumë se tashmë është krijuar një klimë e mirëbesimit dhe kushte  jashtëzakonisht të mira që të ketë sa më shumë klube të komunitetit serb dhe ne si federatë do të ju ofrojmë mbështetje, është shprehur z. Vokrri duke i kërkuar kryetarit Petkoviç që jo vetëm ai por edhe zyrtarë tjerë të angazhohen në inkuadrimin e klubeve serbe në futbollin e Kosovës si opsioni më i mirë për të ardhmen e tyre.

LEXO EDHE: Carlo Ancelotti selektor i Italisë

-Advertisement-

Nga ana e tij kryetari i komunës së Parteshit z. Dragan Petkoviç, duke falënderuar presidentin Vokrri për këtë pritje, ka thënë se është fat i mirë që në krye të futbollit të Kosovës është një figurë kaq e njohur për futbollin jo vetëm të Kosovës por edhe më gjerë dhe kjo na jep shpresë të besojmë se komuniteti dhe të rinjtë serb mund të kenë besim për një trajtim të njëjtë me të tjerët. Do të punojmë dhe do të angazhohemi ne si komunë e re që ta themelojmë një klub ku do të kishin aktivitetin e tyre talentët e rinj të futbollit nga komuniteti i jonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera