Lajme

Presidenti: E kujtojmë me respekt 2 Korrikun kur Kosova tregoi se nuk duron represionin

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 02 July 2017

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka kujtuar 2 korrikun e 1990, datë në të cilën, siç ka thënë Kosova ka treguar se do të vetëvendosë për fatin e saj.

“Më 2 korrik 1990, Kosova kishte treguar se do të vendos vetë për fatin e saj dhe nuk do të durojë diskriminimin dhe represionin. E kujtojmë me respekt këtë datë, bashkë me gratë dhe burrat që kontribuuan shumë për jetësimin e aspiratave tona”, ka thënë Thaçi.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

-Advertisement-

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera