Sport

Presidenti Ademi viziton bashkatdhetarët të cilët luajnë për U17

Autori: Ermirë Berisha 18:30 | 20 July 2022

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar futbollistët e rinj të cilët luajnë për klube të ndryshme Evropiane e që janë janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka falënderuar edhe prindërit e këtyre futbollistëve duke theksuar dashurinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën.

“I falënderoj prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë, pasi përpos të mirave tjera që i japin Kosovës, ata kujdesen edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë nëpërmjet futbollit. Faleminderit Diasporë!”, ka shkruar Ademi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera