Sport

Presidenti Ademi priti veteranët e Diasporës dhe së bashku bënë homazhe te varri i ish-presidentit, Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 07 August 2018

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, sot, ka pritur në zyrën e tij veteranët e Diasporës, të cilët një ditë më parë luajtën ndeshjen revyale me veteranët e Llapit, për nder të presidentit tashmë të ndjerë, Fadil Vokrri, shkruan GazetaFokus.

Me këtë rast, presidenti Ademi falënderoi veteranët e mërgatës për kontributin e tyre ndër vite për futbollin e Kosovës, si dhe për nderimin që po ja bëjnë veprës dhe jetës së ish-presidentit, Fadil Vokrri. Ndërkohë, më pas veteranët e Llapit në Diasporë dhe ish-bashkëlojtarë e miq të legjendës kanë bërë homazhe tek varri i tij. Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi si dhe familjarët e ish-presidentit Vokrri.

Me këtë rast, në emër të veteranëve të mërgatës, Fanol Hoxha theksoi edhe një herë rolin e madh që ka pasur presidenti Fadil Vokrri për futbollin e Kosovës dhe për afërsinë që ka pasur me njerëzit e futbollit brenda dhe jashtë vendit. Ai vlerësoi se Vokrri  është një ikonë jo vetëm e futbollit, por edhe në aspektin kombëtar dhe se do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që e patën fatin ta njohin. Ndërkaq, në emër të familjes, veteranët e mërgatës, por edhe kryesinë e KF “Llapi”, i falënderoi axha i legjendës, Selatin Vokrri, i cili theksoi se po aq sa e kanë dashur të tjerët Vokrrin, po aq i ka dashur edhe ai të gjithë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera