Sport

Presidenti Ademi në Tiranë me mision humanitar

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 27 November 2019

Pas iniciativës së tij personale humanitare për strehimin e vëllezërve tanë nga Shqipëria të prekur nga tërmeti shkatërrues në zonën e Durrësit, sot, presidenti Agim Ademi ka udhëtuar në Tiranë bashkë me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini dhe dy anëtarët e KE të FFK-së, Bekim Rexhepi e Mirsad Çollaku, me mision humanitar si institucion.

Me këtë rast, ata, vizituan FSHF-në ku u pritën me shumë respekt nga presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.

Duka shprehu falënderimet e tij ndaj presidentit Ademi për kujdesin që po bënë për popullin dhe komunitetin e futbollit në Shqipëri.

-Advertisement-

Pas këtij takimi dhe disa vizitave në zonat e prekura, krerët e të tri federatave vendosen që bashkërisht të kujdesen për ndërtimin e tri shtëpive të rrënuara për strehimin e tri familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Ky bashkëveprim i tri federatave simotra do të kontribuojë sadopak në rindërtimin e qytetit të Durrësit, i cili ka pësuar rrënime të shumë objekteve, ku si pasojë kanë humbur jetën shumë njerëz.

Presidenti Ademi dhe homologët e tij gjatë kësaj vizite u ndjen shumë të prekur nga ajo çfarë panë në Durrës, ku edhe sot janë duke punuar ekipet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e njerëzve nën rrënojat e objekteve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera