Presidenti Ademi nderoi doajenët e gazetarisë sportive (Video)

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 14 December 2018
Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht presidenti Agim Ademi, e ka vazhduar tashmë traditën që në çdo fundviti të organizohet pritja për gazetarët sportivë, shkruan Gazetainfokus.
Ky manifestim sivjet është mbajtur në hotel “International Prishtina”, ku presidenti Ademi përveç se i ka falënderuar gazetarët sportiv dhe mediat në përgjithësi për bashkëpunimin dhe pasqyrimin korrekt të ngjarjeve në futboll i ka nderuar me nga një shpërblim të veçantë doajenët e gazetarisë: Agim Kasapolli, Azem Brovina, Xhavit Kajtazi, Gani Kosumi dhe Blerim Vuniqi.
Po ashtu nga një dhuratë modeste u është dhënë të gjithë gazetarëve të pranishëm.
“Ne si FFK e kemi vazhduar traditën e nisur nga presidenti Fadil Vokrri dhe ju kemi ftuar në këtë koktej, për vet faktin se ju konsiderojmë si pjesë tonën, pasi me punën e juaj i pasqyroni rezultatet tona. Unë ju falënderoj shumë sepse sivjet gazetarët kanë qenë afër FFK-së. Nga humbja e madhe që e kemi pas me vdekjen e presidentin Vokrri faktikisht është dashur rimkëmbja jonë dhe ndihma e të gjithëve dhe ju këtë e keni bërë, andaj ju falënderoj juve si gazetarë e media, por edhe institucionet tona dhe të gjithë ata që merren apo janë përrreth futbollit. Edhe atëherë kur kemi pasur ndonjë gabim, pasi gabimet janë të mundshme, ju ato i keni trajtuar me kujdes. Unë ju uroj për një vit të mbarë dhe ju premtoj se në vitet e ardhshme FFK-ja do të mundohet t’iu sigurojë kushtet sa më komode për t’i përcjellur ngjarjet e futbollit. Çdo fond që do të marrim për përmirësimin e infrastrukturës do të kemi prioritet kushtet e volitshme për ju. Shpresoj që edhe edhe vitin e ardhshëm të jemi bashkërisht dhe t’i gëzohemi së bashku rezultateve të mira. Po ashtu sonte kam vendosur që t’i nderojë disa nga kolegë tuaj, të cilët kanë dhënë shumë për gazetarinë dhe sportin”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Agim Ademi, teksa më pas i ka dorëzuar dhuratat për gazetarët me shumë vite përvojë mbi supet e tyre.
Nga ana e tyre, Agim Kasapolli, Xhavit Kajtazi, Gani Kosumi e Blerim Vuniqi e falënderuan përzemërsisht presidentin Ademi dhe FFK-në për kujdesin e treguar dhe për nderimin që u është bërë, duke shprehur shpresën se edhe në të ardhmen gazetaria sportive do të kontribuojë për ngritjen e futbollit dhe masivizimin e tij.

Të tjera
-
Një teolog shqiptar flet për Euronews, pretendon se Irani e largoi uraniumin para sulmit amerikan
Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për E...
-
SHBA i bën thirrje Kinës që të bindë Iranin të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoritet...
-
Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart, do ta përdornin po të mundnin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka justifikuar sulmin ndaj objekteve bërth...
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...