Presidenti Ademi merr pjesë në Gala mbrëmjen e FIFA Football Awards
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 24 September 2018
Qindra president të federatave kombëtare të futbollit, qindra yje të futbollit, të estradës së muzikës, aktorë dhe njerëz të artit, e në mesin e gjithë këtyre do të jetë i pranishëm edhe presidenti i FFK-së z. Agim Ademi, në gala mbrëmjen e sontme të FIFA Football Awards, që këtë vit mbahet në Londër, shkruan Gazeta inFokus.
Pra,sot FIFA Football Awards do të jetë një shfaqje me yje në Festivalin Mbretëror të Londrës. Trofe të njëjta do t’i dorëzohen fituesve të çmimeve individuale të futbollistëve dhe trajnerëve të meshkujve dhe femrave.
Dizajni i trofeut është topi që u përdor në finalen e parë të Kupës së Botës FIFA ndërmjet Uruguait dhe Argjentinës në vitin 1930, duke u ulur në majë të një trupi me shkëlqim. Trofeu përbëhet nga pesë pjesë: fundi, baza, një pjesë e karbonit mbi bazën, trupin dhe topin. Pjesa e fundit u krijua duke përdorur një teknologji të përparuar, të përdorur në industrinë e hapësirës ajrore dhe Formula 1.
Kështu, presidenti Ademi do të ketë edhe takime me homologët nga mbarë bota, gjatë përzgjedhjes së futbollistit më të mirë e që në garën finale janë Cristinao Ronaldo, Luka Modriç dhe Muhamed Salah, ndër meshkuj, ndërsa në konkurrencën e femrave janë futbollistet, norvegjezja Ada Hegerberg, gjermania Dzsnifer Marozson dhe braziliania Marta.
Do të zgjidhet edhe trajneri më i mirë në konkurrencën e meshkujve e ku mëtues janë: Zlatko Daliç, trajner i Kombëtares kroate si nënkampion i botës, ai i kampionit të botës, Francës, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane fitues i Ligës së kampionëve me Real Madridin.
Ndërkaq, në konkurrencën e femrave për trajneren më të mirë të botës pretendente janë: trajneri i Lionit si fitue i Ligës së kampionëve Reynold Pedros, trajnerja e Kombëtares japoneze Asako Takakura dhe trajnerja e Kombëtares gjermane Sarina Wiegman.
Presidenti Ademi ka udhëtuar për në Londër, ndërkaq pas këtij evenimenti më 27 shtator me ftesë të presidentit i FIFA-s Gianni Infantino do të ketë takim në selinë e FIFA-s, e që do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe ky takim dëshmon përkushtimin e z. Infantino për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me FFK-në, një anëtare të re të saj. /GazetainFokus
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...