Presidenti Ademi dhe nënkryetari Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100 vjetorit të Federatës polake
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 06 December 2019
Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Polonisë, me ftesë të presidenti Zbigniew Boniek, përcjellë Gazeta inFokus.
Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm të gjithë krerët e federatave anëtare të UEFA-s, si dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Gjatë qëndrimit dyditorë në Poloni do të mbahen edhe takimet e Komisioneve të UEFA-s si dhe do të bisedohet për të ardhmen e futbollit nëpër work-shope të Komisioneve përkatëse.
Gjatë mëngjesit të sotëm presidenti Ademi ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson dhe atë të Portugalisë, Fernando Soares Gomes da Silva, e ku ishte i pranishëm edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtar i KE të UEFA-s.
Me këtë rast, presidenti i Federatës suedeze shprehu dëshirën që ta vizitojë FFK-në në muajin shkurt bashkë me gjithë KE të Federatës suedeze.
Kjo do të jetë vizita e parë e një lloji të tillë, por që Federata suedeze dëshiron që ta shohë nga afër organizimin dhe punën që bëhet në FFK.
Suedia ka qenë përkrahëse e FFK-së edhe para anëtarësimit në UEFA e FIFA, por edhe tani ka gatishmërinë e plotë që të ndihmojë në fushën profesionale dhe në atë të infrastrukturës.
Ademi dhe Burri u shprehën të lumtur për caktimin e kësaj vizite dhe e mirëpritën me shumë kënaqësi gatishmërinë e kreut të Federatës suedeze për ta përkrahur FFK-në./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...