Lajme

Presidenca deklarohet për Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 20 July 2023

Ligji për pagën minimale i votuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ende nuk ka shkuar në Presidencë.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Presidentes Bekim Kupina.

“ Ligji për Pagën Minimale nuk ka ardhë ende në Presidencë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, zakonisht nuk i sjell ligjet në Presidencë pa kaluar 8 ditë, sepse ky është afati brenda të cilit 10 deputetë mund ta dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore të Presidentes”, tha Kupina për Indeksonline.

-Advertisement-

Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për Pagën Minimale.

Mirëpo me këtë nuk u pajtuan përfaqësues të veteranëve të UÇK-së.

Ata kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për Pagën Minimale, i cili nuk u garanton atyre pension në lartësinë e pagës së re.

Ndryshe, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Me këtë ligj në parim, parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy