Fokus

Presidenca çeke e konfirmon për Infokus se çështja e liberalizimit të vizave u hoq nga agjenda për shkak të targave

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 23 November 2022

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian ka konfirmuar për Gazetën Infokus së çështja e liberalizimit të vizave është hequr nga agjenda, e kjo për shkak të mos arritjes së një marrëveshjeje për targat.

Kjo çështje e cila parashihte lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Zëdhënësja e presidencës ka deklaruar për Infokus se “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, nuk është e përshtatshme ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve]”.

-Advertisement-

Mirëpo zëdhënësja Eva Hrncirova,  ka konfirmuar po ashtu se çështja e vizave është hequr vetëm nga agjenda e sotme deri në deeskalim të situatës në lidhje me targat dhe se do të rikthehet në agjendë javën e ardhshme.

“Presidenca çeke bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, ka thënë ajo për Infokus.

Kujtojmë se vendimi për targat është shtyrë për 48 orë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje dhe ky afat përfundon nesër (e enjte) në mëngjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera