Lajme

Prerja e drunjëve në Prishtinë, komuna tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 29 March 2022

Këto ditë në rrugët e Prishtinës janë parë se degët e drunjëve në lokacione të ndryshme të kryeqytetit janë prerë, shkruan Gazeta Infokus.

E Komuna e Prishtinës tregoi se pse është bërë një gjë e tillë.

Përmes një komunikate për medie komuna njoftoi se kjo është bërë për pastrimin fito sanitar dhe për dhënien e formës së drunjëve dekorativ.

-Advertisement-

“Qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes se ujit dhe
materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima”, thuhet në komunikatën e komunës.

Gjithashtu, nga kjo komunë thanë se e gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera