Sport

Premier Ligë, Chelsea-United apo Sarri kundër Mourinhos?

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 20 October 2018

Java e nëntë e Premier League do të hapet me super përballjen Chelsea-Manchester United takim që do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport në orën 13:30. Një sfidë kjo që mund t’i kushtojë vendin e punës trajnerit Jose Mourinho, në rast se skuadra e tij do të largohet me zero pikë nga “Stamford Bridge”.

Është interesant fakti se aventura e “Special One” në kampionatin anglez ka filluar në gushtin e 2004-ës me një ndeshjes Chelsea-United, me portugezin që ishte në drejtim të “Bluve” në atë kohë dhe që ka mposhtur ekipin e Ferguson me rezultatin 1-0.

Ky rezultat është përsëritur edhe në tri ndeshjet e fundit që Chelsea ka luajtur dhe ka fituar si ekip pritës kundër Manchester United, dy në “Stamford Bridge” dhe një Kupën e Anglisë, finalja e vitit të kaluar. Gjithashtu, londinezët kanë marrë shtatë nga nëntë pikët e mundshme në dispozicion, në ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër United në “Stamford Bridge” që nga momenti që Mourinho ka marrë drejtimin e United në sezonin 2016/17.

-Advertisement-

Një tjetër statistikë që shkon kundër portugezit është ajo që reagon se Mourinho ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në ndeshjet e luajtura në transfertë kundër skuadrave që kanë dalë rregullisht mes gjashtë të parave në kampionat që nga sezoni 2016/17.

Për sa i takon golave, në katër nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura nga United në të gjitha kompeticionet, të dy skuadrat kanë shënuar gol, ndërsa në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet kundër Chelsea-t, janë shënuar më pak se 2.5 gola për takim. Një sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ajo mes dy belgëve Hazard-Lukaku që janë njëkohësisht edhe lojtarët më në formë të të dyja skuadrave me yllin e Chelsea-it që po shkëlqen në çdo drejtim me trajnerin italian Maurizio Sarri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera