Sport

Përfundojnë ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet e arritura

Autori: E.M 15:29 | 01 March 2019

Kanë përfunduar tri duelet e xhiros së 20-të në Superligë te luajtura ditën e premte, shkruan Gazeta inFokus.

Në stadiumin e qytetit ne Gjilan, Drita ka shënuar fitore më rezultat 2-0 ndaj Drenicës, më golat e realizuar në fund të takimit. Bujar Shabani realizoi për epërsinë e parë në minutën e 91’, ndërsa rezultatin e dyfishoj Xhevdet Shabani i cili shënoi në minutën e 95’ nga pika e bardhë.

Takimi i vetëm që u mbyllë më rezultat të barabartë ishte ai ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit i luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Të parë kaluan në epërsi vendasit më golin e realizuar nga Blendi Shkembi në minutën e 29’, ndërsa golin e barazimit për Gjilanin e shënoi Keita Razak.

-Advertisement-

Ferizaj ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballe Ballkanit më rezultat minimal 1-0. Golin e tri pikëve të arta për ferizajasit e realizoi Bashkim Shala në minutën e 85’.

Të shtunën zhvillohen edhe tri takimet e tjera të javës së 20-të ku takohen:

KEK-u – Feronikeli

Llapi – Prishtina

Flamurtari – Trepça ’89

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera