Rozë

Me poza atraktive, Eni paralajmëron këngën e re (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 20 June 2017

Me disa fotografi atraktive të publikuara në rrjetet sociale, Eni Koçi e ka paralajmëruar këngën e saj të re.

Kënga do të jetë bashkëpunim dhe do të mbajë titullin “Hold up”.

-Advertisement-

Eni, gjithmonë mbresëlënëse (Instagram/Juxhin Kurti)

“Mezi pres që ta dëgjoni këngën time të re, ‘Hold up’, që do të dalë këtë muaj në bashkëpunim me Blake (Armir Mehmeti), United Records, Black Fish Entertainment…”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Për këto imazhe, Eni ka pozuar para aparatit të Juxhin Kurtit.

Po vjen kënga e re e Eni Koçit (Instagram/Juxhin Kurti)

Në ndërkohë, është duke u spekuluar se Genc Prelvukaj dhe bukuroshja nga Shqipëria janë në një lidhje romantike, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar deri më tani.

Reperi nga Kosova ditë më parë lansoi bashkëpunimin “Nuk ka dashni” me motrën e Enit, Greta Koçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera