Fokus

Posta e Kosovës eliminon nga gara kompaninë me çmimin më të lirë për ti blerë 7 vetura te Auto Mita

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 15 May 2023

Posta e Kosovës ka blerë 7 vetura për transport të dërgesave postare, duke eliminuar operatorin ekonomik që ofroi çmimin më të lirë dhe duke i blerë të njëjtat në Auto Mita.

Ky operator ekonomik, oferta e të cilit u refuzua nga Posta e Kosovës do ti kursente buxhetit të kësaj të fundit mbi 51 mijë euro apo mbi 7 mijë euro për një veturë.

Kjo sipas ankesës të bërë në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga OE, “Mercom Company SH.P.K”, I cili KA bërë ofertën më të lirë për shitjen e veturave.

-Advertisement-

“Mercom Company ka ofertuar me çmimin me të lirë duke kursyer buxhetin e planifikuar te AK ne vlerë prej 51,240.00 € apo 7,320.00 € për një automjet me lirë se buxheti i planifikuar”, thuhet në ankesë.

Në ankesën e bërë nga përfaqësuesi kësaj kompanie thuhet se autoriteti kontraktues në këtë rast Posta e Kosovës përveç refuzimit të çmimit më të lirë të ofruar ka bërë disa shkelje në momentin kur ka përzgjedhur kompanine “Auto Mita” për të blerë 7 veturat për dërgesa postare.

Sipas ankuesit Posta e Kosovës është munduar në çdo formë që të gjejë arsye për të eliminuar nga gara këtë operator ekonomik.

“Duke e parë qe AK me çdo kusht mundohet të gjejë arsye të na eliminoj nga ky aktivitet i prokurimit, edhe pse kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, kemi bërë sqarim se automjeti me të cilin kemi ofertuar i plotëson specifikat teknike ne aneks 1 te DT, AK kërkon sqarim shtesë me datë 27.03.2023 ku kërkon shkresë apo deklaratë nga prodhuesi qe automjeti i ofertuar nga MERCOM COMPANY i plotëson specifikat teknike të kërkuara ne Aneks 1 të DT si dhe konfirmim se prodhuesi nuk lëshon katalog veç e veç. Ne kemi dorëzuar deklaratën nga prodhuesi duke konfirmuar se automjeti i ofertuar i plotëson specifikat teknike të kërkuara ne DT, si dhe prodhuesi nuk lëshon katalog për secilin version të një modelin por vetëm një katalog gjeneral. Dëshmi dokumentin i dorëzuar ne eprokurim me datën 27.03.2023”, thuhet në ankesë.

Megjithatë sërish Posta e Kosovës ka “shpërblyer” me këtë tender OE “Auto Mita”.

“Ne si OE me date 19.04.2023 kemi parashtruan Kërkesën për Rishqyrtim pranë AKse duke cekur te gjitha shkeljet qe AK ka bere ne kete aktivitet te prokurimit dhe te njëjtat po i bashkëngjisim ne ketë ankese. AK me date 20.04.2023 ka marr vendim për refuzim te kërkesës për rishqyrtim duke mos marre parasysh fare asnjë nga faktet dhe argumentet qe ne i kemi parashtruar ne kërkesën për rishqyrtim”, theksohet nga ankuesi.

Sipas përfaqësuesit të kompanisë ankuese kjo ka shkaktuar këto dy dëme për kompaninë e tij dhe ka kërkuar nga OSHP që ky tenderë të vendoset në rivlerësim.

“Fitimi i humbur – Dëmtimi i imazhit te kompanisë sonë. Vështirësitë për te mbijetuar te drejtën e përfituesit kur është me i liri i përgjegjshëm sipas kërkesës ne DT dhe plotëson te gjitha kriteret dhe nuk shpërblehemi me kontrate publike, për te cilin buxhet te Republikës se Kosovës edhe ne si OE jemi kontribut dhënës (taksapagues), dhe kemi te drejte atëherë kur i plotësojmë kriteret te shpërblehemi me dhënie te kantatës e sidomos ne ketë raste qe jemi kompanija me lire e përgjegjshme”, thuhet në përfundim të ankesës./Gazeta Infokus/

Ankesa e plotë: Ankese nr. 242-23

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera