Portieri Arjanet Muriqi i Manchester Cityt i bashkohet Kombëtares A
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 27 August 2018
Përpjekjet e pareshtura të ish presidentit Fadil Vokrri e ku ishte i pranishëm edhe presidenti i tanishëm Agim Ademi bashkë me menaxherin Bajram Shala, për të sjellë futbollistë të ri e të talentuar në Kombëtaren A, u kurorëzuan me sukses, shkruan GazetaFokus.
Pas disa muajve të bisedave të frytshme sot portieri i Manchester City-t, Arjanet Muriqi i tha po Kombëtares A të Kosovës. Duhet cekur se Arjaneti është portier 20-vjeçar me lartësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Manchester Cityt dhe ka kontratë deri më 2021. Bëhet fjalë për portierin shqiptar nga Mali i Zi i lindur në Zvicër e një kohë ka mbrojtur ngjyrat e Cyrihut për kaluar në Man. City.
Në një bisedë telefonike babai i Arjanetit, z. Samir Muriqi duke shprehur kënaqësinë e tij dhe duke falënderuar krerët e FFK-së tha: “Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, ai, vendosi që t’i bashkohet Kosovës përkatësisht Kombëtares A. Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosëm t’i themi po Kosovës e t’i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë.
Besojë se Arjaneti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur. Unë besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat”. Ndërkaq, presidenti i tanishëm i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili ishte pjesë e bisedimeve me Arajnetin, për ardhjen e tij u shpreh:” Me vjen mirë që pas shumë muajve bisedimeve që patëm me këtë futbollist të ri e shumë talentuar arritëm mirëkuptim që të na bashkohet në rrugëtimin tonë për Ligën e Kombeve.
Ne nuk do të ndalemi por do të kërkojmë edhe futbollistë tjerë që luajnë nëpër Evropë, por shtabi teknik i Kombëtares A do të vëzhgojë edhe futbollistët nga IPKO Superliga e Kosovës”. Nga ana tij, menaxheri Bajram Shala me këtë rast tha: “Ne kemi qenë në kontakt me Arjanetin që disa muaj, nëpërmjet Zekrija Shabanit që vepron në Zvicër dhe që ka ndihmuar në çështjen e tij. Madje edhe tashmë presidenti i ndjerë Vokrri dhe presidenti i tanishëm Agim Ademi, patën takim me Arjanetin dhe babanë e tij, kështu që interesimi ynë për të nuk është i tanishëm.
Përveç tij së shpejti presim të afrohen edhe disa futbollistë të rinj që janë në vende të ndryshme në Evropë”. Edhe ndihmësi i përzgjedhësit Challandes, z. Ramush Gashi është shprehur i kënaqur me ardhjen e Arjanetit duke thënë se Kosova ngadalë po forcon radhët e veta për të qenë një Kombëtare respektabile. /GazetaFokus
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...