Lajme

Porti i Durrësit shënon pikun e sezonit, 9 mijë udhëtarë hynë sot në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 06 August 2023

Dita e sotme ka shënuar pikun e fluksit të udhëtarëve që kanë hyrë nëpërmjet portit më të madh të vendit, atë të Durrësit.

Vetëm gjatë së dielës me 6 tragetet e linjave që kryejnë itineraret nga qyteti bregdetar me Italinë fqinje, kanë mbërritur në vend rreth 9 mijë udhëtarë dhe 3000 automjete.

Pesë tragete kanë ardhur nga Bari i Italisë dhe një nga Ankona, duke sjellë nëpërmjet kësaj pike kufitare dhe numrin më të lartë të udhëtarëve të regjistruar deri më tani për këtë sezon veror.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera