Porsche dëshiron ta bëjë benzinën po aq ekologjike sa makinat elektrike
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 11 March 2021
Prodhuesi gjerman i automobilëve luksozë ka investuar shumë në elektromobilitet. Por me një karburant të pastër sintetik Porsche dëshiron t‘i mbajë më gjatë në rrugë modelet e vjetra.
Kalimi te elektromobiliteti mund të jetë qëllimi kryesor i industrisë së automobilëve. Tek Porsche besojnë ende te motori me djegie të brendshme – megjithëse edhe këtu investohen tashmë miliarda për zhvilimin e modeleve elektrike. Prodhuesi gjerman i makinave kërkon alternativa ekologjike, me qëllim që modelet e tij luksoze të lëvizin në rrugë edhe në të ardhmen.
Fjala është për elektro-karburantet apo e-fuels, benzinë sintetike metanoli, e prodhuar me hidrogjen ekologjik nga energjia e rinovueshme. Karburanti digjet njëlloj si benzina e bërë prej nafte, por pa emisione të gazrave serë. Mund të shitet në mbarë botën në rrjetin ekzistues të pompave të karburantit dhe pronarëve të porsheve nuk u duhet të ndërrojnë motorët.
Muajin e kaluar Porsche njoftoi se karburanti i parë do të jetë gati në vitin 2022. Nëse benzina sintetike implementohet me të vërtetë me sukses, Porsche mund të kursejë miliona euro nga gjobat e vendosura nga BE për shkak të objektivave të mbrojtjes së klimës. Shtetet e BE ranë dakord në 2014, që prodhuesit e makinave deri në vitin 2020 të kufizojnë emetimet CO2 në 95 gram për kilometer për të gjitha modelet. Përndryshe. duke filluar nga ky vit, ata do të gjobiten. Edhe pse shumica e prodhuesve kanë shitur automjete elektrike dhe hibride më ekologjike për mjedisin, kjo nuk mjafton për të përmbushur kriteret e BE.
Impiant i ri karburanti në Kili
Lënda djegëse ekologjike do të prodhohet në jug të Kilit. Atje Siemens Energy po ndërton së bashku me Porschen një impiant të ri industrial të quajtur Haru Oni, që do të shfrytëzojë erërat në këtë rajon. Atje ndodhet parku më i madh i erës në Amerikën e Jugut.
Zëdhënësi i Porsches Peter Gräve i tha DW se „karburanti fillimisht do të përdoret për aktivitetet e sporteve motorike të Porsches. Kjo është interesante, sepse qarkullojnë fjalë, që prodhuesi i makinave sportive mund të kthehet në Formula 1 pas 30 vitesh mungesë. Formula 1 është obliguar për integrimin e karburanteve sintetike në sport deri në vitin 2025. Nëse projekti pilot ka sukses, karburanti do të përdoret edhe në modelin ekzistues.
Në planin afatmesëm e-fuels kanë potencial të kombinojnë të ardhmen me traditën,” parashikon Gräve. Nga vlerësimet aktuale parashikohet se në vitin 2040 do të ketë akoma në rrugë miliona automjete me motorë me djegie të brendshme.
Lëndët e para sintetike mund të përftohen nga qymyri, gazi apo lënda e parë nga biomasa dhe mund të prodhohen me metoda të ndryshme.
Si qëndron puna me elektromobilitetin?
Por Porsche e ka bërë të qartë se investimet në prodhimin e e-fuels nuk do të zëvendësojnë hyrjen e teknologjisë së elektromobilitet. “Elektromobiliteti vazhdon të ketë përparësinë më të lartë në Porsche,” theksoi Gräve dhe shtoi se kompania i sheh e-fuels si një shtesë për strategjinë e saj elektrike. Në raportin financiar për vitin 2020 Porsche njoftoi se deri në vitin 2025 gjysma e gamës së modeleve do të jenë elektrike ose hibride.
Deri në 2024 kompania planifikon të investojë rreth dhjetë miliardë euro në hibridizimin, elektrifikimin dhe dixhitalizimin e makinave të saj. Pas prezantimit të Taycan-it elektrik në prill 2019, pasoi Cross Turismo. Kompakt-SUV Macan do të dalë në treg vitin e ardhshëm./DW

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe lokalisht herë pas here m...
-
“Vjehrri e nxiste të më rrihtè”, gruaja rrëfen 20 vjet dhúnë nga ish-bashkëshorti, që ia vràü dy vëllezërit
Një grua nga Gjakova ka rrëfyer për herë të parë dhunën sistematike që thotë ...
-
Hykmete Bajrami zbulon se Kurti i ndau veç 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës për vitin 2027
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme...
-
Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka a...
-
Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”
Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlind...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrásjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Z...
-
Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara
Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Be...
-
Burim Ramadani shokon me deklaratën: Kaq miliona euro u shpenzuan për blerjen e rrymës brenda një dite
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, këtë javë...
-
Dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve dhe i shiti vetë ato, arrestohet pronari i poligonit në Gjakovë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimev...
-
OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK)...
































