Porosia e pacientëve me lot në sy nga Infektiva për ata që nuk i besojnë virusit
Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 09 August 2020
Çdo dhomë e Klinikës Infektive është rrëfim në vete. Por të gjithë pacientët kanë të njëjtin armik që i ka shtrirë në shtrat.
“Unë si kam besu për veti”, thotë me gjysmë zëri njëri nga pacientët që po trajtohet tash e 20 ditë në repartin B, të klinikës Infektive.
Ai tashmë ka nisur ta marr veten, por lotët i shkojnë kur sheh përkrah tij shokun e dhomës, i cili për më shumë se një javë nuk po nxjerrë zë, shkruan Gazeta inFokus.
“I kisha lut popullit kujdes. Unë si kam besu dhe kam besu që e kaloj lehtë. Por kam pas dhimbje të mëdha dhe frymë skam mujt me u ngi”, thotë ai, derisa nuk ia ndanë sytë shokut të dhomës.
Frymëmarrja e tyre varet nga aparatet që i furnizojnë me oksigjen.
Varësisht nga simptomat që ka shkaktuar virusi tek secili i infektuar këtu janë të ndarë edhe në kate.
Çdo kat i klinikës ndanë pacientët nga ata që po e mundin virusin deri në shkallën e trajtimit intensiv që kanë pak gjasa të dalin të gjallë, shkruan Gazeta inFokus.
Më së larti është reparti intenziv, ku janë të shtrirë pacientët në gjendjen më të rëndë, ndërsa i tëri është përplot.
Virusi tek këta pacient ka kaluar në fazën e fundit dhe pjesës më të madhe të tyre ua ka shkatërruar mushkëritë.
Statistikat tregojnë se vetëm 30 për qind e pacientëve nga kjo situatë kanë arritur të mbijetojnë në botë.
Më e suksesshme është treguar Gjermania, me sistemin shëndetësor dhjetëra herë më të avancuar se ai i Kosovës.
Por nga këtu aktualisht gjasat janë minimale të shpëtohen, shkruan Gazeta inFokus.
E ata që ishin në prag të vdekjes dhe kanë shpresë të dalin shëndosh e mirë nga spitali u janë mirënjohës pafundësisht heronjve mantelbardhë.
Ragip Gjoshi, profesor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, tashmë e ka fituar betejën me Covid-19. Por fillimisht e kishte neglizhuar.
“Kam kalu shumë sfida në jetë, por asnjë si kjo. Ky është një armik që nuk shihet…”, thotë profesori Gjoshi, i cili shumë shpejtë do ta lë klinikën infektive për t’iu kthyer familjes.
Ai i lutë qytetarët të jenë të kujdesëshëm dhe të zbatojnë masat mbrojtëse para se të jetë shumë vonë.
“Ishalla se provon Zoti askënd me këtë gjendje”, lutet një pacient tjetër derisa dëgjon se ende në Kosovë ka qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston, shkruan Gazeta inFokus.
E infektologu tjetër me përvojë të gjatë në këtë klinikë, Shemsedin Dreshaj, porositë qytetarët që ti shikojnë shifrat e vdekjeve në dy javët e fundit për të kuptuar situatën.
Një pjesë e madhe e atyre që po i trajton Dreshaj janë në gjendje shumë të rëndë dhe jeta e tyre varet nga aparatet e oksigjenit.
“…pa oksigjen vdesin”, thotë shkurt ai i shokuar me sjelljen e një pjese të qytetarëve karshi rekomandimeve të institucioneve kompetente për të ruajtur shëndetin.
Më poshtë mund ta shikoni të plotë reportazhin nga Klinika Infektive, ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...