Sport

Politikani zviceran bën shqiponjën dhe flet për Xhakën e Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 01 July 2018

Në episodin e fundit të emisionit “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë “.

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori i emisionit parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?”

Me këtë rast, Blocher pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë.”

-Advertisement-

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i hodhën benzinë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera