Rozë

Politikani i njohur shqiptar që martohet për herë të dytë pas 20 vitesh (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 07 July 2017

Dhe ata jetuan të lumtur derisa…Nuk do të përsërisim pjesën e mbetur të formulës martesore, pasi në rastin e ishi-ministrit Ylli Manjani, ai dhe bashkëshortja Etleva jetuan të lumtur deri në martesën e mbrëmshme.
Çifti ka vendosur të ripërtërijë premtimet e 20-viteve më parë dhe t’i dhurojnë vetes një martesë të dytë, ku përveç miqve dhe familjarëve, të ftuar specialë kanë qenë edhe dy djemtë e tyre.

Ish-ministri Manjani, i njohur për natyrën e tij sportive ka hequr dorë nga veshja klasike e dhëndërit dhe ka veshur një kostum popullor, duke iu gëzuar valleve dhe festimeve që kanë zgjatur deri vonë. Ka qenë gazetarja Desada Metaj ajo që ka ndarë fotot e para nga ceremonia martesore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera