Rozë

Politikanët kosovar që nuk i ndahen asnjëherë sportit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 18 July 2017

Disa nga politikanet tanë jemi mësuar ti shohim gjithnjë në formë dhe të mbajtur mirë. Megjithatë asnjëherë nuk na ka shkuar mendja se sa mund ti kushtoj kjo pamje e mirë e tyre, shkruan Infokusi.com

Përveç angazhimeve të tyre politike dhe aktiviteteve të shumta më qytetaret disa nga këta politikanë gjejnë kohë edhe për shëndetin e tyre. Kjo natyrisht që i kushton me kohë, por gjithsesi ata ia dalin që të kujdesen për pamjen dhe shëndetin e tyre.

Ai që shpesh merr komente pozitive për dukjen e tij është i pari i vendit, presidenti Hashim Thaçi. Ai nuk i ndahet asnjëherë palestrave sportive për të mbajtur në formë trupin e tij. Përpos Presidentit Thaçi, është edhe politikani i famshëm, kryetari i AAK-se, Ramush Hajredinaj, i cili gjithashtu ka një kujdes rigoroz ndaj pamjes së tij.

-Advertisement-

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, ndonëse ka mbërri të pesëdhjetat, gjithmonë i qëndron besnik ecjeve dhe ngjitjeve nëpër maje të larta. Kjo natyrisht që ndikon për ta mbajtur në forme atë.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili është njeri nga ata që palestrat sportive i ka për qejfi. Shumicën e kohës pas aktiviteteve të tija politike ai e kalon duke u kujdesur për shëndetin e tij.

Ndonëse deri me tani ishin vetëm meshkujt ata që nuk iu ndanin sportit, në Kosove ka edhe politikane femra të cilat janë rigoroze në përkujdesjen e trupit. Mimoza Kusari- Lila si dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu janë dy politikanet që janë shumë të përkushtuara pas përkujdesjes së trupit. Për këto dy politikane është e tepërt të flitet, ngase i gjithë ky angazhim mund të shihet në format e tyre trupore./Infokusi.com

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera