Fun & Video

Politikanët i drejtohen ringut për të larë ‘hesapet’

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 14 December 2021

E në fakt gjetja është ideale. Kur nuk funksionon argumenti, atëhere grushti.

Dy politikanë në Brazil kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit.

Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut.

-Advertisement-

Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva, i cili njhet edhe me pseudonimin Mirico, thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira.

Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht.

Më datë 12 dhjetor, në në shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e ti dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin “Jezus”.

Nga ana tjetër kryebashkiaku u shfaq i etur për fitore, por fansat e tij thanë se ai mori disa goditje të dhimbshme. Megjithatë në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera