Lajme

Policia vret 33 militantë islamikë në stacionin policor

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 20 December 2022

Forcat pakistaneze të sigurimit kanë rimarrë stacionin policor dhe vranë 33 pengmarrësit, njofton ministria pakistaneze e mbrojtjes.

Militantët islamikë pakistanezë morën peng qendrën policore në qarkun veri-perëndimor Bannu të dielën, ku brenda tij kishin mbetur disa zyrtarë të sigurimit, raporton BBC.

Ministri i mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif tha se të gjithë janë liruar, dy nga forcat speciale janë vrarë dhe dhjetëra ushtarakë të tjerë janë plagosur.

-Advertisement-

Talebanët pakistanezë kishin rifilluar me sulme, pasi përfunduan armëpushimin në muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera