Policia Shqiptare: Sot ekstradohet nga Turqia Dritan Rexhepi
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 08 January 2025
Policia e Shqipërisë, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do të transferohet nga Turqia në Tiranë i shumëkërkuari Dritan Rexhepi.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi”, njofton policia.
Kush është Dritan Rexhepi, bosi shqiptar i kartelit të drogës?
Dritan Rexhepi, i arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, ka një sërë dënimesh dhe akuzash të ngritura në drejtim të tij.
Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e dy personave me armë zjarri më 6 janar të vitit 1999. Por edhe pse kishte një dënim në ngarkim të tij, ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare.
Rexhepi gjithashtu akuzohet si organizator dhe porositës i pengmarrjes së Jang Prengës (i cili më pas ndërroi jetë), pasi vëllai i tij, i cili ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 260 kilogramësh kokainë.
Në vitin 2020, Interpoli botoi disa fotografi të Rexhepit, nga brenda burgut në Ekuador, ku vuante një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Rexhepi dyshohet se është drejtuesi i rrjetit të trafikut të kokainës drejt Europës, rrjet i shkatërruar në vitin 2020 nga një operacion i Europol, ku u përfshi ndër të tjera edhe Policia e Shtetit. Ai është arrestuar në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador, por dyshohet se drejtonte nga qelia operacionet e trafikut të kokainës.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...