Lajme

Policia shpërndan disa pako ushqimore për disa familje në nevojë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 23 June 2023

Policia Rajonale në Ferizaj ka ndarë pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë.

Sipas njoftimit të policisë, kjo është bërë në bashkëpunim me komunën dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku i shpërndanë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 eurosh, për 30 familje.

Këto pako, sipas policisë, janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të minimaratonës “Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur të hënën e kaluar për nder të Sitës së  Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150-vjetorit të Themelimit të Ferizajt.

-Advertisement-

“Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falënderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe participuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera