Lajme

Policia sërish me bastisje të reja për rastin e Banjskës

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 25 October 2023

Policia e Kosovës, sërish ka nisur një aksion në Veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e 24 shtatorin në Banskjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë i shpallur nga institucionet e Kosovës, hero.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani.

“Po kemi sërish bastisje të reja për rastin në Banjë, deri në këtë moment s’ka asnjë të arrestuar. Por, që do ju mbajmë të informuar pas përfundimit të aksionit”, deklaroi Elshani për AP.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera