Lajme

Policia në Prizren arreston tre persona për kanosje, ạrmëmbajtje pa leje dhe përdorim të ạrmës

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 17 July 2024

Stacioni Policor në Prizren veri, ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren është një rast kanosje ma armë.

Ankuesit, vëllezër mes vete pas një mosmarrëveshje me fqinjin e tyre A.H, sipas raportit policor, fillimisht janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtënë dy herë.

”Pasi janë dëgjuar te shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policinë”.

-Advertisement-

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H. (viti i lindjes 1955) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q (viti i lindjes 1989) dhe D.Q (viti i lindjes 1987).

Gjatë hetimit të rastit, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:

• Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm

• Një karikator i zbrazur dhe 26 fishek

Të dyshuari janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ”Kanosje”, ”Armë mbajtjeje pa leje” dhe ”Përdorimi i armës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera