Lajme

Policia në Pejë arreston shtatë të dyshuar për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 09 April 2021

Dje, policia është njoftuar për një rast ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ në rrugën ‘Beqir Idrizi’ Pejë.

Patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor Pejë.

Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë.

-Advertisement-

“Profesionalizmi i ushtrisë serbe” iu bie raketa gjatë transportit – lëndohen tre ushtarë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt.

Reklamë

Po ashtu, Të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje (gjoba, tiketa) bazuar në ligjin NR.07/L-006.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera