Lajme

“Profesionalizmi i ushtrisë serbe” iu bie raketa gjatë transportit – lëndohen tre ushtarë

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 09 April 2021

Gazeta “Espreso” ka njoftuar se sot gjatë transportit në unazën rrethore rreth Beogradit ka ndodhur një incident serioz kur kamioni ushtarak me të cilin transportoheshin raketat e “Pancir S1” është rrotulluar.

Mësohet se në kampion ndodheshin tri raketa “pancir S1” dhe pas aksidentit njëra prej tyre ka rënë nga kampioni.

Në unazën rrethore të qarkullimit përreth Beogradit në drejtimin e Ostruzhnicës është ndaluar transporti, pasi kamioni ushtarak sot në mëngjes ka dal nga rruga dhe është rrotulluara kanë njoftuar zyrtarët policor.

-Advertisement-

Kamioni ushtarak ishte duke bartur 3 raketa të sistemit “Pancir S1”, ndërsa pas rrotullimit njëra nga raketat ka rënë. Me këtë rast tre ushtarë kanë pësuar lëndime trupore, por nuk specifikohet natyra e lëndimeve.

Trafiku në këtë segment rrugor është në ndërprerje në të dy drejtimet, ndërsa raketat po transportoheshin në lokacionin “Pasuljanske livade (Livadhet e pasulit)”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera