Policia në Maqedoni vë në shënjestër lokalet e natës, ndalohen 26 persona
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 19 November 2017
Drogë, shtetase të huaja me qëndrim të parregullt, mos dhënie të llogarive fiskale, sigurim pa licenca.
Kjo është gjendja në të cilën kanë hasur policia, inspektorë të DAP-it dhe Inspektoratit shtetëror të tregut gjatë aksionit të mbrëmshëm nëpër restorante, kafene dhe diskoteka në Tetovë dhe Gostivar. Në këto dy qytete janë kryer kontrolle në gjithsej 31 objekte hotelierike, ku ndaj 19 prej tyre është shqiptuar masa e ndalimit të veprimtarisë në afat prej 15 deri 30 ditë.
Janë arrestuar gjithsej 26 persona, prej të cilëve 16 shtetas të Maqedonisë për shkak të posedimit të lëndës narkotike dhe mos-posedim të dokumentacionit për identifikim personal dhe 10 shtetase të huaja, prej të cilave 9 nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Malit të Zi, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në Maqedoni dhe akomodim të parregullt në vendin tonë -deklaroi Laze Velkovski, drejtor i BSP-së.
Gjithashtu aksion në lokalet e natës ka pasur edhe në Prilep dhe Manastir, por nuk janë gjetur shkelje më serioze të ligjit. Në aksion kanë marrë pjesë pjesëtar të disa njësiteve, mes të cilëve edhe policia kundër krimit dhe njësiti special. Ne në të gjitha këto objekte nuk u futëm me pjesëtarë nga reparti për operacione speciale policore, por me pjesëtar nga reparti për operacione speciale policore futemi aty ku në bazë të analizës paraprake të sigurisë, konstatohet dhe vërtetohet se siguria është e rrezikut të lartë – tha Laze Velkovski, drejtor i BSP-së.
Megjithatë, gjatë bastisjeve të mbrëmshme nuk është konstatuar shkelje e rendit dhe qetësisë publike. Policia mbrëmë ishte aktive edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë ku ndalonte vozitës në gjendje alkooli. Nga gjithsej 232 shofer të testuar, tek 29 prej tyre është vërtetuar prezenca e alkoolit. Fundjavën e kaluar kontrolle të ngjashme kishte edhe në Shkup. MPB dhe DAP kontrolluan gjithsej 24 objekte hotelierike, nga të cilët 13 janë mbyllur përkohësisht, ndërsa tek 102 vozitës është vërtetuar prezenca e alkoolit. Nga MPB paralajmërojnë se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Të tjera
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Ferat Shala ndan fotografinë e paharrueshme të ushtarit të UÇK-së me lot në sy: Sot Xhafer Kadiri një fermer i suksesshëm
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza: Plot entuziazëm në Suharekë, ne ofrojmë zgjidhje dhe jo arsyetime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
“Nën patronatin e Donika Gërvalles”, dështon organizimi i akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën në Gjilan
Akademia përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, dështoi të mba...
-
Strohmeyer: UÇK-ja ishte udhëheqja që ne i drejtoheshim, sipas përshtypjes tonë kreu i saj ishte Thaçi
Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer deklaroi se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
-
Zjạrr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjạrrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Pris...
-
“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen, i vendosur të sjell ndryshime pozitive për qytetarët
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i ...
-
Bedri Hamza në “Solid”: Pas fitores së 9 shkurtit do të bëhet ma mirë për krejt kompanitë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e...