Lajme

Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 19 March 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar, Shkelzen Ahmeti nga Gjakova.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thotë se bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është: Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera