Lajme

Policia në kërkim të pesë personave të dyshuar për kultivim të dro*ës – tre prej tyre janë nga Klina

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 11 August 2024

Policia ka shpallur në kërkim pesë persona, tre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë.

Siç thuhet në njoftim, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Personat e shpallur në kërkim janë: Gzim Gashi (Klinë), Faik Gashi (Klinë), Selim Gashi (Klinë), Marglen Çomani (Shqipëri), dhe Albion Kalemi (Shqipëri).

-Advertisement-

Policia ka kërkuar nga qytetarët që për informata lidhur me personat në kërkim mund të njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ndryshe, në fshatin Perqevë të Klinës, Njësia relevante e Policisë së Kosovës raportoi për një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike. Rreth orës 05:00, policia hasi në disa persona që po kujdesshin për bimët narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia sekuestroi 960 bimë narkotike, një armë AK47 me 20 fishekë, dy telefona dhe një shumë prej 783.20 euro, 350 lekë dhe 20 funta. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera