Lajme

Policia në aksion: Për tre ditë dënohen mbi 2 mijë qytetarë që nuk respektuan masat

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 24 September 2020

Në tre ditët e fundit numri i personave që janë dënuar për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 ka shënuar rritje.

Në këto ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar tiketa ndaj 2 mijë e 190 persona të cilët nuk respektuan masat, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sipas raporteve 24 orësh të Policisë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë të martë gjobë për mosrespektim të masave në Kosovë kanë marrë 632 persona e kjo shifër ka shënuar rritje të mërkurën, ku sipas policisë për 24 orë janë dënuar 758 persona.

Ndërsa vetëm të enjten ky numër është rritur në 800 persona./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera