Policia kap në flagrancë tre persona që po merrnin ryshfet nga bizneset, konfiskon mbi 11 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 20 January 2025
Krimet ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre të dyshuar pasi dyshohet se kanë pranuar ryshfet nga biznese të ndryshme.
Sipas policisë arrestimet janë bërë në komunën e Gjakovës dhe Pejës, shkruan Gazeta Infokus.
“Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu policia ka kontrolluar edhe tre objekte ku ka gjetur dhe konfiskuar
– para të gatshme 11600 Euro,
– katër (4) telefona mobil
– një ( 1 ) IPOD
– një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë
– një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, n...
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Gjilan
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje dje në Gjilan Sipas poli...
-
Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka el...
-
Mergim Lushtaku: Edhe Shtimja i bashkëngjitet fuqishëm misionit “MaMirë”, me Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar s...
-
Musliu falënderon gratë e Skenderajt: Përkrahja e tyre është forca ime e vërtetë, do të jem zëri i tyre dhe i çdo gruaje sepse të jesh grua shqiptare është krenari, heroizëm, sakrificë dhe nder
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokratik e ...
-
Donald Trump dhe Kosova
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...
-
Votat e diasporës në rrezik, KQZ ia jep kontratën me çmim dyfish më të lartë kompanisë që i humbi për një kohë të gjatë pasaportat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta shpërblejë me tender kompani...
-
Osmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim...
-
Këto janë ndryshimet që Trump planifikon t’i kryejë që në ditën e parë në detyrë
Donald Trump ka premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha në ditën e tij të p...
-
Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën...
-
Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon
Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamt...
-
Demhasaj tregon për planin e AAK-së për rininë: Arsim i përballueshëm, paga të drejta, qira dhe strehim
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...