Lajme

Policia kap mbi 10 kilogramë drogë të fshehur në një lokal

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 30 January 2022

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren, pas një pune operativo-hetimore rreth njëmujore në mbledhje të informatave nga tereni nga burimeve të ndryshme, të shtunën në konsultim me Prokurorin ka ndërmarr veprime në teren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti Citroen C3, ngjyrë hiri, që vozitej nga një person i dyshuar mashkull.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje dhe kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit në lokal, nën shkallët e lokalit, është gjetur një bunker i kamufluar mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizë të rrymës elektrike kishte vendin për çelës. Me anë të çelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë.

Në këtë operacion të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

Nëntë qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë mbi 10 kilogramë.

Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta,

Një veturë modeli Citroen C3 ngjyrë hiri me targa vendore,

Një palë qelësa për hapjen e lokalit,

Një çelës për hapjen e bunkerit,

Një telefon mobil.

Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera