Lajme

Policia kap mat 4 persona: Kontrabanduan 330 pako të barnave dhe 199 injeksione

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 27 November 2020

Në fshatin Ranillukë të Komunës së Kamenicës ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakonshme.

Policia e Kosovës ka gjetur në banesën e 4 personave barna të kontrabanduara.

E sasia e këtyre barnave nuk ishte aq e vogël, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë konfiskuar 330 medikamente të ndryshme dhe 199 injeksone.

“Njësitë policore gjatë realizimit të urdhëresës kanë bërë bastisjen e disa lokacioneve si barnatore, banesa në pronësi të 4 personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar 330 medikamente të ndryshme dhe 199 injeksione. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të enjtën./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera