Fokus

Policia jep detajet e fundit për shpërthimin në Prishtinë, ky është mjeti që shpërtheu

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 12 April 2024

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e shpërthimit në lagjen “Zekirja Cana” në Prishtinë, që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë për Gazetën Infokus se janë dëmtuar 6 vetura ndërsa nuk është raportuar ende për ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 07:00  është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Borovci.

-Advertisement-

Mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë granatë dore.

“Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Infokusi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes:

“6 vetura të dëmtuara”, pamjet e fundit nga vendi ku sapo ka ndodhur një shpërthim në Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera