Fokus

Policia jep detajet e fundit, arrin në 13 numri i nxënësve që u vetlënduan në Gjakovë për shkak të lojës në “Tik Tok”

Autori: Samire Jaha 10:34 | 09 October 2024

Në qytetin e Gjakovës tashmë është duke u raportuar për një rast të rëndë ku nxënësit janë duke e lënduar vetën me gjësende të mprehta të nxitura nga një lojë në ‘TikTok’, shkruan Gazeta Infokus.

E numri i këtyre nxënësve të lënduara ka shkuar në 13.

Kështu ka deklaruar për Infokus, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

-Advertisement-

Ai tha se tri nxënëse të mitura janë dërguar për tretman mjekësor derisa janë intervestuar dhe 10 nxënëse të tjera që dyshohen se kanë lënduar vetën në periudha të ndryshme kohore.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor.  Më vonë, me datën 08.10.2024 janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se edhe këto kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, ka deklaruar Elezaj për Infokus.

Këto nxënëse thuhet se janë të klasave të 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës këto raste të këtij fenomeni po cilësohen si “Shtytje në Vetëvrasje”.

Sipas raportimeve dyshimet ekzistonin që nga fundi i vitit shkollor.

E me nisjen e vitit të ri, për drejtorinë e arsimit në Gjakovë fenomeni i vetëlëndimit të nxënësve doli në pah.

Kjo pas informatës që kishin pranuar nga një prind, si shqetësim për vajzën e cila ishte nxënëse në njërën nga shkollat në këtë qytet.

Kështu, menjëherë u morën masa duke filluar kontrollin nëpër çdo institucion shkollor-fillor.

Hetimet për këto raste po vazhdojnë edhe në shkolla të tjera.

Nga këto rate të lëndimeve të fëmijët po ndikohen nga një lojë e rrezikshme në rrjetin social TikTok, ku pjesë e kësaj loje është gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme.

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës në lidhje me këto raste për të ditur se a po raportohet edhe në qytete të tjera të Kosovës apo vetëm në Gjakovë.

Mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë informacione zyrtare.

Ndërkaq Gazeta Infokus do të ju mbajë të informuar në lidhje me këto raste./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera