Lajme

Policia jep detaje pse u arrestua 21 vjeçari në lagjen e Muhaxherëve

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 13 January 2022

Gazeta Infokus raportoi për një arrestim në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku pas kontrollit të veturës policia e shtriu për toke dhe i vuri prangat shoferit.

Për Gazetën Infokus, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka dhënë detaje të reja se pse erdhi deri te arrestimi.

Sipas Borovcit, në veturën e tipit BMW policia gjeti një revole të tipit CZ e kalibrit 9 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një karikator.

-Advertisement-

“A. H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, ka thënë zëdhënësi Borovci.

Gjithashtu nga policia kanë thënë se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: E shtrijnë për toke, policia arreston një person afër parkut të qytetit në Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera