Lajme

E shtrijnë për toke, policia arreston një person afër parkut të qytetit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 13 January 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën ‘Tringë Smajli’ në Prishtinë.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit kur policia e shtrin për toke një burrë dhe i vë prangat.

Sipas pamjeve personi që u arrestua u nxor nga policia nga një veturë e tipit BMW të cilën policia e ka kontrolluar në detaje para arrestimit të tij.

-Advertisement-

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit. Gazeta Infokus ka kontaktuar me policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Këto janë pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera